Ardjan Çollaku (Subashi) është viktima i mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit pas të shtënave me armë që tronditën vendin.
Ky emër nuk është i panjohur për policinë, pasi më parë ka vuajtur dënimin për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje në Itali.
Ardian Çollaku, u dërgua në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Por kush është Ardian Subashi (Çollaku)?
Në 2015 ai ishte arrestuar në Itali pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.
/b.h