Vështirësitë financiare të shkaktuara nga kriza shëndetësore nuk e kanë ndalur mafian aspak, përkundrazi. Ky përfundim nxirret nga të dhënat e paraqitura nga gazeta financiare italiane “Il Sole 24 Ore” mbi aktivitetin e mafias në vend.
Gjatë vitit të kaluar janë kapur në portet italiane dy herë më shumë drogë sesa në vitin 2019 çka do të thotë se kemi një rritje me 204%.
Lufta kundër mafias është bërë edhe me komplekse pasi mafiozët përpiqen të qëndrojnë sa më shumë të padukshëm në mënyrë që të mos bien në sy nga policia . “Në gjashtë muajt e fundit kemi patur vetëm dy vrasje mafioze, mendoj se ky është është një rekord historik ”, thotë Maurizio Vallone, drejtor i departamentit të hetimit antimafia në Itali.
Mafia kryesisht synon të lidhet me biznesin dhe zgjedh të veprojë në një mënyrë më të zgjuar.
“Ne duhet të verifikojmë çdo kontratë të vetme, çdo kompani e cila dëshiron të marrë pjesë në tendera, si për fondet evropiane ashtu edhe ato kombëtare. Ne kemi nevojë për një kontroll të të gjitha këtyre. Ne duhet të shmangim lidhjen e biznesit me organizatat kriminale ”, vijon më tej ai.
Mafia, shpjegon Vallone, ka forcuar marrëdhëniet me ato të huaja. Krahasuar me një dekadë më parë, kur midis tyre kishte konflikte mafia italiane sot ka një bashkëpunim të ngushtë me organizatat kriminale shqiptare dhe ato të Europës Lindore. Ato punojnë së bashku kryesisht në fushën e trafikut të drogës./m.j