Një e moshuar është dërguar e pajetë në morgun e Spitalit rajonal të Sarandës. Mësohet se trupi i saj është sjellë nga Himara dhe burimet bëjnë me dije se e 75-vjeçarja është gjetur pranë kazanëve të rakisë, në afërsi të banesës së saj.
Dyshohet se gruaja ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.
Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
g.kosovari