Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të enjte në një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.
Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në World Policy Conference, ku është edhe i ftuar nderi.
“Abu Dhabi – I ftuar nderi në World Policy Conference”, shkruan Rama në ‘Facebook’ ku ka postuar edhe foto nga pritja që i është bërë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë, kreu i qeverisë do të zhvillojë dhe disa takime, mes tyre dhe me kreun e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell./m.j