Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel për tensionet e krijuar në kufirin Kosovë-Serbi.
Kreu i qeverisë tha se sjelljet radikale serbe janë reagime disporcionale dhe e sheh më shumë si shfaqje teatrale çdo gjë.
“Është reagim disporporcional, dhe akoma më shumë është shfaqja teatrale me tanke, helikopterë e aeroplanë që nuk kanë asgjë çfarë bëjnë përveç se nxisin serbët duke i inspiruar në drejtimin e gabuar. Pjesa ushtarake është teatralitet, se Kosova nuk është territor pa Zot dhe dihet se pas Kosovës, është një aleancë e tërë ushtarake,” tha Rama. TCH