Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko, shprehet se ish-Kryeministri Sali Berisha, reagoi sapo iu prek interesi i tij personal, teksa shton se është gati për t’i vënë flakën PD
“ Berishës sapo iu prek interesi personal reagoi dhe është gati t’i vërë flakën kësaj partie. Partisë që i ka dhënë shumë Berishës. Berisha e njeh mirë politikën, e njeh mirë se çdo të thotë SHBA, e njeh mirë se çdo të thotë fuqi. Berisha i ka hapur një konflikt të brendshëm PD, ku e ka ndarë në 2 grupe, që thua nga momenti në moment këta do vriten. Këta që shajnë sot Bashën, janë ata që e konfirmuan dy muaj më parë si kryetar të PD. Demokracitë në vende të tilla të dobëta, por me partneritet të forta siç është Shqipëria, siç është SHBA dhe BE, ka rojtarë të demokracisë”, tha Bejko për Ora News.
/b.h