Demokratët që mbështesin Sali Berishën në luftën që ai i ka shpallur Luzlim Bashës i kanë mbledhur 1500 firmat që u duhen për të thërritur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, atë që vetë kryedemokrati tha tepër i bindur se ‘nuk ka për t’u mbledhur kurrë një Kuvend që të shqyrtojë vendimet e SHBA”.
Ish kreu i FRPD-së, Lisandër Hoxha dhe një nga mbështetësit e Berishës në këtë luftë tha në emisionin Repolitix në Report Tv se janë mbledhur më shumë se 1500 firmave që shërbejnë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë të PD, NË këtë Kuvend tha Hoxha, do të kërkohet ‘koka’ e Bashës, i cili sipas tij do të shkarkohet dhe do të hapen procedurat për një drejtues të rinj.
Vetëm Hoxha tha se Berisha nuk do të drejtojë PD, ndërsa e cilësoi këtë lëvizje që ish lideri demokrat ka nisur si një reformim të partisë dhe jo shkërmoqe të saj.
“Janë mbledhur më shumë se 1500 firma, Basha është i mbaruar politikisht! PD po shkon drejt një reformimi, nuk po shkërmoqet. Mblidhen firmat depozitohen në formë zyrtare ne parti, njoftohet kryetari i partisë dhe nëse ai nuk thërret datën, ka zinxhirë komandash kur njëri prej tyre do vendos datën. Kuvendi do kërkojë shkarkimin e Bashës dhe mjaftojnë vetëm vota e Kuvendit dhe që atë ditë ai nuk hyn më në zyrë dhe më pas hapet gara për një kryetar të ri. Berisha nuk ka ndërmend të garojë vetë. Ajo që po i bën sot demokracisë është një favor i madh duke larguar kryetarin që po mban kryetarin peng”, tha Hoxha.
Vetë Berisha ka deklaruar se këto firma do të mblidhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar, që më pas do i drejtohet çdo anëtari të PD për të bërë referendum në mbarë Shqipërinë në lidhje me vendimin e përjashtimit të tij nga partia. Ndërsa vetë Basha ka thënë prerë se një Kuvend i tillë nuk do të mblidhet kurrë pasi do të ishte një qasje anti-amerikane.
Mbledhja e 1500 firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar shihen si ‘shpëtimi’ i Berishës për të nisur një referendum me të cilin shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti.
g.kosovari