Baroni shqiptar i kokainës, i njohur me nofkën “Billy the Kid” u arrestua kohë më parë si pjesë e një grupi të strukturuar droge.
Pjesë e grupit të tij ishin dhe modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj. Vala e arrestimeve ndodhi pas arrestimit të modeles 29-vjeçare dhe partnerit të tij me gati 8 kilogramë kokainë të pastër.
Nga hetimet rezultoi se të dy kryenin shërbime në emër të një rrjeti të fuqishëm mafioz shqiptar, ndërsa Policia e konsideron “Billy the Kid” si një “lojtar” të fortë në kartelet e kokainës.
Shqiptari kontrollonte trafikun e kokainës nga Amerika Latine duke e sjellë në Shqipëri e Mal të Zi e duke e shpërndarë më pas në të gjithë Europën.
Policia greke është bindur se “Billy the Kid” ka përhapur rrjetin e tij të aktiviteteve ilegale në të gjithë Evropën, duke lënë pas edhe mafian serbe, e cila kontrollonte deri pak kohëmë parë pjesën më të madhe të kokainës që importohej.
Rrëfimi i modeles dhe të dashurit të saj, shtynë Policinë greke që të vijonin hetimet, duke lokalizuar edhe shqiptarin, i cili duke përdorur teknologjinë, nga Greqia kontrollonte dhe tregun e Belgjikës duke dhënë udhëzime për shpërndarjen e kokainës.
/m.j