Kanë qenë fqinjët që ata që njoftuan policinë. Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në një pallat në Rrugën Migjeni në Tiranë.
Raportimet paraprake nga banorët dhe fqinjët e tij hedhin dyshime se ai ka ndërruar jetë prej të paktën një jave.
Banorët shprehen se viktima është rreth moshës 65-vjeçare dhe prej vitesh jetonte i vetëm në zonën e Yzberishit.
Ndërkohë, sipas dëshmive të banorëve, prej muajsh atij i ishte prerë edhe energjia elektrike dhe uji për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe pamundësisë për t’i shlyer ato. Çështja është nën hetim.
/b.h