Shpallja e Berishës “non grata” dhe përjashtimi nga grupi i PD-së ka qenë sërish objekt i përplasjeve në mbledhjen e grupit parlamentar.
Flamur Noka ka ngritur sërish çështjen e përjashtimit të Berishës, në mbledhjen që ka zgjatur mbi dy orë dhe e zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ai sipas burimeve e ka cilësuar si thkë pas shpine vendimin e Bashës, e ka kërkuar që të zgjidhet më parë kjo çështje.
“T’i japim zgjidhje çështjes Berisha se kjo është kryesorja, pastaj Komisionet dhe Strategjia në Parlament”, mësohet të ketë thënë Noka në mbledhje”, mësohet se ka deklaruar Noka. Ai ka deklaruar se vendimet duhet ta merrnin forumet.
Por Basha i ka cilësuar ti të pavërteta këto akuza. Në mbledhje është diskutuar për strategjinë e opozitës në Parlament si dhe për çështjet që do të diskutohen në komisionet kuvendore.
Debati
Lulzim Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka me kthim pas! Pastaj ka një keq lexim që bëhet ose interpretohet ne media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë.
Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është perjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD. Nuk eshte vendimi jetës time, por vendimi më i vështirë i jetës time…
S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit. Vendimi është marrë për të mos përçare partinë dhe demokratët.
Flamur Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Ke shkelur statutin e PD-së, vendimet duhet ta merrnin forumet e PD-së. Vetëm vendimi i anëtarësisë e mban PD të bashkuar. Vendimin ta marrë Kuvendi Kombëtar.
Lulzim Basha: Ndaj Berishës fjalët më të mira. Nuk desha qe kete vendim t’ua lija forumeve te PD-se per te mbajtur te bashkuar partinë. Ky vendim në interes të demokratëve.
Vendimi për Sali Berishën nuk ka kthim pas. Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë. Në PD nuk do të lejoj grupime anti amerikane.
S’do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar.. S’do ketë asnjë mbledhje të ndonjë forumi anti amerikan.
/m.j