Është mbledhur sot Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së. Takimi në fjalë nisi në orën 12:30 në selinë blu.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj teksa zbuloi detaje nga diskutimi, theksoi se në fokus ishte strategjia e opozitës ne parlament.
Mes të tjerash ai bëri të ditur se PD do të detajojë edhe punën në komisione, duke shtuar se“Diskutuam strategjinë e opozitës në Parlament. Më vonë do të detajojmë punën në komisione. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama”.
I pyetur për ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut, Alibeaj deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për të larguar Ramën.
“Me Ramën do luftojmë të gjithe me të gjitha strategjitë dhe me çdo mjet tjetër për ta larguar”, tha Alibeaj.
/m.j