Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Hamej ditën e sotme, ndërsa policia konfirmon se foshnja 3 muajshe e kësaj familje ka ndërruar jetë. Shkak dyshohet të jetë bërë i ftohti i mbrëmshëm. Familja Hamej mësohet të jetë pjesë e komunitetit rom. Ata jetonin në barrakat në Shkozë, ndërsa policia ka vajtur në vendngjarje. Prindërit e foshnjes thonë se e ndjera flinte e mbështjellë me kartona, nga pamundësia për të pasur rroba dhe mbulesa të tjera. Ky është rasti i dytë, ku rreth 2 javë më parë një foshnje po e komuniteti rom ndërroi jetë poshtë Urës së Dajlanit.