Këngëtari i njohur Ermal Meta ka mbajtur një koncert në “Air Albania”, i pari që zhvillohet në këtë stadium.
Ai është ngjitur në skenë duke performuar disa nga këngët e tij më të njohura, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët dhe fansat që e kanë ndjekur atë dhe kane kercyer nen tingujt e muzikes italiane dhe shqiptare.
Koncerti është zhvilluar nën masat anti-Covid. Këngëtari, i cili jeton dhe punon në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë.
Fillimisht Meta ka kënduar disa këngë italiane për ta mbyllur më pas koncertin me këngë në gjuhën shqipe.
Koncerti është hapur nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila me zërin e saj potent di “të bëjë për vete” publikun.
Gjatë paradites së sotme, këngëtari është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe librin e tij me piktura.
“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.
g.kosovari