Shtyhet deri në datën 20 shtator afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura.
Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 6 shtator por është zgjatur deri në fillim të javës së ardhshme. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
Kjo vjen pas rritjes së rasteve me COVID. Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Vendimi
“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.
URDHËRO J: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si
vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare
/b.h