Ylli i Hollivudit, Kate Beckinsale, është dërguar me urgjencë në spital, pas një aksidenti të pësuar në Las Vegas. Ngjarja besohet të ketë ndodhur të premten e kaluar, por aktorja vetëm tani ka vendosur të tregojë për këtë eksperiencë. Në Instagram ajo postoi një fotografi ku ajo shihet e shtrirë në spital, të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Po ndihem shumë më mirë. Faleminderit për mesazhet e ëmbla dhe gjithë dashurinë që më keni dërguar”.
Pavarësisht kësaj Beckinsale nuk ndau më shumë hollësi rreth arsyes që është shtruar ne spital. Sipas burimeve që qarkullojnë në media ylli 48-vjeçar i kinematografisë po qëndronte në një hotel në Las Vegas, gjatë kohës sa po e xhironte filmin “Prisoner’s Daughter”. Besohet se aktorja ishte dërguar urgjent në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha në shpinë. Ende nuk dihet gjendja e saj aktuale shëndetësore, por burimet thonë se Kate vazhdon të qëndrojë në emergjencë. Ndërkohë zëdhënësit e aktores nuk kanë pranuar të komentojnë rreth rastit.
Beckinsale ëstë e njohur për rolete saj në filmat “Serendipity”, “Click”, “Van Helsing”, “Pearl Harbor” dhe “Underworld”. Së fundmi aktorja ka marrë vëmendje e medias për jetën e saj private dhe lidhjet me burra shumë më të ri në moshë, si komediani Pete Davidson dhe muzikanti Goody Grace.
/a.r