Teknologjia e informacionit po kthehet përherë dhe më shumë në degën më të synuar nga studentët.
Dinamikat e krijuara në tregun e punës, ndikuar edhe nga pandemia, ka bërë që shumë maturantë të shohin teknologjinë si profesionin e së ardhmes.
Teksa mbeten më pak se 48 orë nga përfundimi i fazës së parë, zëvendës-dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Eglantina Kalluçi tregon se “mësuesia” po rezulton si “dega e refuzuar”.
Inxhinieritë, mjekësia dhe ekonomia janë ndër drejtimet e tjera më të pëlqyera nga studentët. Ndryshe nga vitet e shkuara, interesi i maturantëve për t’u regjistruar ka rënë në Universitetin e Sporteve dhe atë Bujqësor.