Sarandë/ Policia me dorë të hekurt, penalitet për muzikë jashtë orarit dhe gjoba, ndëshkohen 23 klientë, u gjet dhe kanabis (FOTO)

Whatsapp Image 2021 09 11 At 3.57.25 Pm

SARANDA

Një subjekt është ndëshkuar në Sarandë pasi iu gjetën një sërë shkeljesh. Subjekti u konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar, me muzikë dhe pa qenë i regjistruar në QKR.

Për këtë u ndëshkua dhe procedua administratori i subjektit me 1 milion lekë ndërsa gjoba pati dhe për 23 klientë.

Gjatë kontrolleve u gjet dhe kanabis në subjekt.

 NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Sarandës, për monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar duke qenë i parregjistruar në QKR, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i një subjekti.

Ndëshkohen me masë administrative edhe 23 klient të subjektit.

Sekustrohen pajisjet muzikore dhe një sasi e vogël kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në vendin e quajtur  “Ura e Kranesë” 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç,  për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare”, dhe ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt.

Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com