Duket se përçarja mes PD dhe LSI nuk janë më vetëm flakë por fakt, pasi në procesin e votimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, vendimet kanë qenë të kundërta dhe jo të unifikuara.
Në një kohë që PD dhe Basha grisën fletën e votimit, Monika Kryemadhi ka votuar. Edhe aleati i Bashës, Vangjel Dule ka votuar në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës.
Nga ana tjetër Mesila Doda e PDIU ka vepruar si deputetët demokratë dhe e ka grisur fletën e votimit. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nuk ishte në seancë gjatë votimit.
/m.j