Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, është shpallur thirrja për konkurim për profesionistët e shkencave teknike mjekësore në institucionet shëndetësore.
“Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik”, shkruan Manastirliu.
Në postimin e saj, Manastirliu shkruan se 2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë, prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” në vitin 2019.
Kandidatët mund të aplikojnë vetem në një Drejtori Rajonale, brenda sëcilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH dhe afati I fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021!
Kjo shpallje bëhet me qellim krijimin/përditësimin e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor si dhe për tu dhënë mundësinë profesionistëve të rinj për tu përfshirë në listën e pritjes.
Rreth 2900 profesinistë të shkencave teknike mjekësore janë në listë pritje për t’u punësuar.
Postimi i Ministres Manastirliu:
👩🏻⚕️ 👨⚕️ 2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë, prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” në vitin 2019.
Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi #vijon, me shpalljen e konkursit të radhës.
Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
Afati i fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021!
Apliko tani👇
Fito vendin e punës me meritë!
#InfermierëPërShqipërinë
#TransparencëMeritokraci