Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për të zëvendësuar katër deputetët që kanë dorëzuar mandatin pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Në një mbledhje të zhvilluar sot pas seancës së parë të Kuvendit të ri, KQZ ka vendosur që mandati i Najada Çomos t’i kalojë Mimi Kodhelit.
Po ashtu edhe mandati i Lefter Kokës në Durrës i ka kaluar Denis Deliut. Nga ana tjetër edhe mandati i Gramoz Ruçit në Fier i ka kaluar Mirela Pitushit.
Jo vetëm nga maxhoranca, por dhe nga opozita pati dorëheqje. Tashmë mandati i fituar nga Mark Marku në Lezhë i ka kaluar Elda Hotit. Këta 4 deputetë si dhe deputetët e tjerë do marrinë pjesë në seancën plenarë në orën 17:00 ku dhe do të bëtohen.
/a.r