Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot sekretariatin e ri të Partisë Socialiste. Sipas Klan News bëhet me dije se takimi është thirrur nga Kryeministri, por ende nuk ka detaje se çfarë është diskutuar.
Ky është takimi i parë i Ramës me sekretariatin e ri të Partisë Socialiste, që u zgjodh prej tij në datën 2 Shtator gjatë Asamblesë të kësaj force politike.
Kujtojmë se Damian Gjiknuri është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i PS i ka lënë atij 100 ditë kohë për të ristrukturuar partinë.
Takimi e kreut të qeverisë me sekretariatin e ri vjen pak ditë para nisjes së legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.
/a.r