Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste në selinë rozë. Mësohet se vetëm tre ditë para kthimit në Parlament për të nisur legjislaturën e re, kryeministri ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e radhës me socialistët.
Mbledhja ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe në fokus janë bisedat për legjislaturën e re. Nuk dihen ende detaje nga ky takim që po zhvillohet një javë pasi Kryesocialisti bëri rokadë në ekipin e tij.
g.kosovari