Hetimet për vrasjen e Caroline Crouch kanë arritur në atë pikë sa është mundur të zbulohet zëri që i bënte kërcënimet në telefon psikologes. Hetuesit grekë, kanë zbuluar se zëri që telefononte Eleni Mylonopoulou, ku shkonte viktima, nuk ishte i Babis. Kjo e fundit, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj. Psikologia tregoi në polici të gjitha seancat që kishte patur me viktimën nga tetori 2020 deri në shkurt 2021.
Babis Anagnostopoulos është në burg, askush nuk i ka shkuar për vizitë, as nëna, as vëllai, as babai. Avokati i tij është personi i vetëm që viziton Babis Anagnostopulos në burg nga dita e parë e ekstradimit të tij e deri sot.
Babis u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.
g.kosovari