Policia Rrugore arrestoi shtatë shoferë në 24 orët e fundit, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patenta. Efektivët hoqën 41 patenta, mes të cilave 23 për shpejtësi tej normave të lejuara, që arrinte deri në 165 km/h në rrugën Elbasan-Tiranë.
“Janë vendosur 345 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 89 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 11 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.”
Në total janë ndëshkuar 1.543 drejtues mjetesh, që sipas policisë, me sjelljen e tyre në rrugë përbënin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
/a.r