“E shëndetshmja” Gaia Young, 25 vjeç, pasi ishte duke ecur me biçikletë në një kohë me diell, u sëmur papritur dhe u dërgua për në spital në Londër. Ajo u shtrua në spitalin ‘University College London Hospital’, ku orë më vonë u komunikua se pësoi vdekje klinike.
Shokët e saj u shqetësuan kur ajo nuk mori pjesë në një festë ditëlindjeje dhe e kuptuan që diçka nuk shkonte kur në shtëpinë e saj nuk ishte askush. 25-vjeçarja u vendos në një respitator në terapi intensive, por nuk e mori vetëdijen dhe fatkeqësisht vdiq më 21 Korrik.
Gjatë mbylljes në pandemi, Gaia doli vullnetare për grupin e punës Islington Covid -19, duke ndihmuar të pastrehët. Gjithashtu ajo dhuroi nëntë centimetra nga flokët e saj tre ditë para vdekjes për bamirësinë Little Princess Trust, e cila bën paruke për pacientët me kancer.
Në nder të 25-vjeçares shokët e saj shkruan: “Çdokush që pati fatin të njihte Gaian, do ta kujtojë gjithmonë për mirësinë e saj, inteligjencën, kreativitetin, natyrën e lirë dhe trimërinë për të qenë gjithmonë vetvetja”.
/a.r