Policia e Tiranës ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bateristi”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin i A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e E. Rr., 21 vjeç.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator”.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M”, tha policia në një njoftim për mediat.
/a.r