Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Durrës, është shpërthyer me tritol, makina e një polici.
Sipas “BalkanWeb” se makina ishte në pronësi të Lulëzim Kastratit, i cili ishte dhe i plotfuqishmi i lagjes 17 në qytetin bregdetar.
Për fat të mirë nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në polici, që dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Raportohet vetëm për dëme materiale nga shpërthimi i tritolit, ndërsa nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
g.kosovari