Një vajzë e re nga Shkodra, e cila ishte në pritje të ëmbël, është në gjendje të rëndë për jetën pasi është infektuar në COVID-19.
Miqtë dhe të afërmit teksa kanë publikuar foton e saj në rrjetet sociale bëjnë të ditur se mjekët kanë bërë operacionin e parë për t’i shpëtuar bebin, mirëpo tashmë duhet të kujdesen për Juelën, e cila është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po kurohet në një spital privat.
“Juela ka nevoje per ne te gjithe. Mjeket thone se eshte ne lufte per jeten nga COVID-19. Ishte ne muajin e 8 te shtatzanise dhe u semur rende nga Covid-19. Mjeket kane bere operacionin e pare per te shpetuar Bebin, tani po kujdesen per Juelen. Ka nevoje per te gjithe ne. Per LUTJET tona dhe per mbeshtetje financiare pasi kosto e sherimit eshte e larte. Ndodhet ne Spital privat pasi ishte e vetmja menyre per te nderhyre me mjekime dhe terapine e duhur. Jemi mirnjohes per cdo gje.”, është thirrja që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale nga miqtë e të resë.
/b.h