Sfida e parë në histori me sistemin VAR në Shqipëri është fituar nga Teuta. Kampionia e Shqipërisë ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë për Superkupën e Shqipërisë.
Në ‘Elbasan Arena’ golat u shënuan në pjesën e dytë nga Aleksi fillimisht dhe më pas Gruda e Plaku.
Për Teutën kjo ishte Superkupa e dytë radhazi, ndërsa Vllaznia humbi mundësinë për ta fituar për herë të tretë në histori.
90’+4’ GOOOL Teuta, shënon Sebino Plaku. Sulmuesi përfiton nga një pasim i artë i Kallakut për të dërguar sferën në rrjetë.
62’ GOOOL Teuta, shënon Gruda. Sulmuesi i vjedh topin Gurishtës dhe del para Zogoviç, shmang edhe portierin e dërgon sferën në rrjetë.
57’ GOOOL Teuta, shënon Albano Aleksi. Mesfushori gjuan nga jashtë zonës dhe gjen të papërgatitur Zogoviç, i cili sheh sferën të përfundojë në rrjetë.
g.kosovari