Një aksident i rëndë është shënuar të shtunën në darkë në zonën e Lungomares në Vlorë.
Në aksident janë përfshirë dy mjete, ku një makinë ka goditur në lëvizje një motor, duke e nxjerr jashtë rruge.
Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa ende nuk është bërë me dije asnjë detaj në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Mësohet se makina drejtohej nga një femër.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
g.kosovari