Një 24-vjeçare indiane e cila një javë më parë akuzoi një deputet për ngacmim seksual është vetëdjegur.
E reja ka spërkatur veten me benzinë dhe është djegur. Ajo është dërguar në spital me djegie të shumta të trupit, e për rrjedhojë nuk mundi të mbijetonte.
Raportohet se 24-vjeçarja kishte akuzuar për ngacmim seksual deputetin Atul Rail nga radhët e Partisë Rajonale Bahujan Samaj.
Ky i fundit i ka mohuar akuzat e ngritura, megjithatë është arrestuar nga policia.
“Ne kemi arritur në destinacionin ku ata kërkonin. I kanë bërë këto përpjekje gjatë një viti e gjysmë për të na shtyrë në këtë pikë.
Zyrtarët na kanë detyruar të vdesim. Të gjithë ta dëgjojnë këtë”, ka thënë viktima pak para se të ndërmerrte hapin ekstrem. /m.j