Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi të bërë rreth 3 ditë më parë, udhëzoi të gjithë shtetasit amerikanë që të bëjnë kujdes kur vizitojnë Shqipërinë. Më konkretisht, theksohet se duhet të bëjnë kujdes nga pandemia e Covid-19 si dhe të shmangnin Lazaratin për shkak të situatës kriminale aty.
Por, pas kësaj deklarate qytetarët e Lazaratit janë ndjerë të ofenduar dhe në një prononcim për FaxNews kanë pasqyruar treguar situatën e qetë sipas tyre, që mbizotëron në fshat. Nënkryetari i “Shoqatës Lazarati” madje, i ka bërë thirrje ambasadores amerikane në Tiranë që të shkojë dhe pijë një kafe në fshat për të parë dhe vetë gjendjen aty.
“Kemi me qindra emigrantë në të gjithë botën, ku me thënë të drejtën nuk kemi dëgjuar që një djalë nga Lazarati të jetë përfshirë në veprimtari të tilla kriminale. Po ashtu në fshat ka gati shtatë vjet që nuk kemi asnjë problem. Policia vjen dhe hynë pa problem në fshat. Këtu tashmë vijnë dhe flejnë turista, holandezë dhe amerikanë dhe nga kombësi të tjera. Gjërat nuk duhen parë në retroprespektivë duhen parë në prespektivë.
Turistët këtu shijojnë vendet turistike të Lazaratit dhe kulinarinë. Shumica e të rinjve nga fshati kanë ikur, ka mbetur një pjesë e vogël të cilët merren me blektori, me bujqësi dhe me ndonjë biznes të vogël. Nëpërmjet jush në cilësinë e nënkryetarit të Shoqtës së Lazaratit, ftoj ambasadoren amerikane Yuri Kim të vijë të pijë një kafe në Lazarat”-tha nënkryetari i “Shoqatës Lazarati”.
/m.j