Pas shumë muajsh gjenden dy fëmijët e mitur shqiptarë të cilët ishin zhdukur nga Gjermania sëbashku me babain e tyre. Ky i fundit u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij.
Kjo është konfirmuar nga Policia Kombëtare në Portugalisë të cilët gjithashtu bëjnë me dije se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas mediave portugeze, babai ishte me origjinë shqiptare dhe ishte vendosur për të jetuar në Gjermani. Në dhjetor të 2020 ai mori fëmijët e tij 11 dhe 10 vjeç dhe u largua drejt Tenerifes.
Në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur. Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.
Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.
Policia gjermane ka nisur një hetim mbi rastin pas denoncimit të nënës, dhe tani është vënë në kontakt me autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre.
Një nga pistat e hetimit është që babai i dy fëmijëve të ketë udhëtuar qëllimisht nga Gjermania në Tenerife të Spanjës, ku mban të fshehur të miturit.
Shoqata “SOSdesaparecidos” kërkon bashkëpunim të qytetarëve për të gjetur të dy fëmijët, 11-vjeçarin Kristian Toska, i cili ka flokë ngjyrë gështenjë, sy kafe dhe mban syze optike. Ndërsa motra e tij Amantia Toska, është 10 vjeçe me flokë të gjatë, kaçurrelë dhe ngjyrë gështenjë./m.j
🚩Gracias a la labor de investigación y rastreo de @policia ha sido detenido en el norte de #Lisboa (#Portugal) el padre de los niños desaparecidos en #Tenerife
Los pequeños se encuentran en perfecto estado de salud
— Policía Nacional (@policia) August 24, 2021