Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili thekson se Shqipëria po realizon më pak testime se Kosova ndërkohë që numri i të infektuarve është i lartë.
Ai thotë se Shqipëria ka realizuar sot mbi 4 mijë testime ndërsa Kosova ka bërë mbi 8 mijë pavarësisht se ka më pak banorë.
Sipas tij, Albin Kurti po e menaxhon me mire se Edi Rama pandemine dhe ne Shqiperi situata po lihet në rënie të lirë dhe nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare.
Nje deklarate e habitshme kur sheh shifrat, pasi sot ne Kosove pati 17 humbje jete dhe mbi 1200 te infektuar nga Covid, ndersa Shqiperia kishte zeri vdekje! PO Vasili e sheh permbys situaten!
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Skandal, Shqiperia dy here me pak testime se Kosova per Covid, ndersa hic-kryeministri ben avokatin e lodhur te Bregoviçit! Per Ramen Shqiperi nuk ka më. Dhe Shqiperia kryeminister nuk ka më.
Perqindja e pozitivitetit per Covid e testimeve eshte 10% me gjithe uljen e vazhdueshme numrit te testimeve. Shqiperia me rreth 3 milion banore ka bere sot rreth 4 mije teste, ndersa Kosova me rreth 2 milion banore ka bere sot rreth 8 mije teste pra dyfishin e Shqiperise.
Bazuar ne standartet e Kosoves, proporcionalisht me popullsine, Shqiperia duhej te bente rreth 12 mije testime. Ndersa Rama ka lidhur duart dhe me syte nga qielli dhe pret e pret Godonë (afganet) dhe nuk ben asgje per Covidin ndersa situata rendohet çdo dite.
Skenari i tij kriminal qe te lere situaten ne meshire te fatit dhe ku Covid 19 t’e lihet ne renie te lire eshte nje akt shume i rende penal me pasoja shume kritike per jeten dhe shendetin e shqiptareve.
Propaganda eshte e vetmja gje qe ben kryeministri. Ndersa Albin Kurti ne Kosove ben 8 mije teste Edi Rama ne Shqiperi ben dy here me pak vetem 4 mije.
Faktet flasin vete, Shqiperia nuk ka kryeminister, por ka vetem nje megafon, qe llomotit pa fund propagande mashtruese! Ky hiç-kryeminister ben avokatin e lodhur te Bregoviçit, ndersa populli lufton i vetem me Cividin dhe zjarret!
/m.j