Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti janë çifti më i ri në kryeqytet dhe lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili celebroi dy të rinjtë.
“Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe disa foto nga ceremonia.
Pak kohë më parë Megi Fino u emërua zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme./m.j
Një verë plot dashuri! ❤️💍
Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet.🤵🏻♂️👰🏼♀️
Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë! 👏🏻 pic.twitter.com/ZhS4AQC3nC— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 23, 2021