Juventusi është shumë i interesuar të përforcohet me një mesfushor dhe emri i fundit është Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar që gjendet në Prishtinë për pushime është në orbitën e Juventusit. Me lojtarë të mesfushës të lënduar si Roberto Pereyra e Mario Lemina drejtori Giuseppe Marotta ka filluar ta analizojë tregun.
Kapiteni i Borussias që është dënuar me tri ndeshje moslojë shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen e fundit, ka rënë në sy të Juventusit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku ishin në grup, shkruan calciomercato.com.
Po ashtu te Juventusi pritet të qëndrojnë edhe Daniele Rugani dhe Simone Zaza.
Juventus pëlqen edhe Ilkay Gundogan dhe Ever Banega. /Telegrafi/