Ish kreu i Gjykatës së Pukës Shtjefën Lleshi, i akuzuar për korrupsion pasiv është dënuar me 3 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Rasti i këtij gjyqtari u denoncua para disa kohësh nga emisioni Fiks Fare. Në këtë akt korruptiv, ishte përfshirë Lleshi, prokurori i Pukës Pëllumb Prençi (aktualisht nënë hetim dhe arrest shtëpie) si dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët bashkëpunonin me njëri tjetrin për të marrë para.
Rasti i denoncuar në Fiks Fare ka qenë ai i një personi nga Fushë Arrëzi, i cili për të lehtësuart masën e sigurisë që kishin marrë djemtë e tij( të ndaluar pas një proteste) i kishte dhënë para zyrtarëve të sipërpërmendur.