Policia e Elbasanit arrestoi dy vëllezër të cilët tentuan grabitjen e një reparti ushtarak në këtë zonë.
Sipas të dhënave, njëri prej vëllezërve me inicialet V.L, goditi me grusht rojën e repartit për të vënë në zbatim planin e grabitjes. Por pak çaste më vonë në vendngjarje mbërriti policia e cila prangosi dy vëllezërit në kushtet e flagrancës.
Në këtë ngjarje u përfshi edhe një person i tretë i cili mundi të largohet në drejtim të paditur.
Aktualisht policia po punon për lokalizimin dhe prangosjen e tij.