Edhe pse stadiumi ‘Selman Stermasi’ iu nënshtrua një rikonstruksioni, duket se mes tifozëve dhe të bukurës ka një hendek të madh. Derbi i fundit Tirana – Partizani është shoqëruar jo vetëm me thirrjet banale që janë dëgjuar gjatë lojës, por edhe me skalitjen e këtyre banaliteteve në muret e stadiumit të ri, sikurse ka ndodhur në rastin konkret nga ana e ‘Tirona Fanatics’
JavaNews.al sjell për lexuesit fotografitë që tregojnë fjalorin banal të shkruar mbi rrethimin e stadiumit, pranë hyrjes në tribunat D1 dhe D2. Në fakt, një urrejtje kaq e madhe mes tifozerive nuk ka kuptim në një vend ku futbolli është për faqe të zezë dhe prodhon shumë pak emocion. (javanews.al / r.a)