Talebanët, të cilët kanë pushtuar të gjithë Afganistanin dhe sot kanë hyrë në kryeqytetin, Kabul, janë në prag të deklarimit se kanë marrë kontrollin e vendit.
The Guardian shkruan se sipas burimeve të marra, ata janë gati të deklarojnë se ky vend tani është Emirati Islamik i Afganistanit.
Deklarata pritet të bëhet nga pallati presidencial në Kabul pas largimit të presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili u largua në Taxhikistan.
Komandantët e lartë talebanë njoftuan brenda dy orëve të fundit se kishin marrë kontrollin e pallatit.