Një incident i rëndë mësohet se ka ndodhur në orët e darkës në rrugën e Kavajës, pranë qendrës “Globe”. Një vajzë e re është hedhur nga kati i 11 i një ndërtese duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Vetëvrasja e vajzës me inicialet K.Sh, rreth 20 vjeç, është bërë e ditur nga burime pranë policisë. Nuk dihen arsyet e këtij akti ekstrem.