Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha dha një deklaratë të shkurtër për mediat pas takimit që zhvilloi në selinë blu me ambasadorin amerikan Donald LU. Basha deklaroi se sugjerimet dhë vërejtjet e Komisionit të Venecias për Draftin e Reformës në Drejtësi, duhet të jenë harta e partive politike. Ai i bëri thirrje krerëve të mazhorancës ti përmbahen zbatimit të rekomandimeve të Venecias, për një drejtësi sipas tij të pavarur.
“Ky, mesazhi drejtohet drejt për drejt Edi Ramës, Ilir Metës, të gjithë deputetëve të shumicës. Këtu kam draftin e Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, kjo është harta që partitë duhet të ndjekin. Dhe në emër të PD i bëj thirrje kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, të bëhen pjesë e përpjekjes së PD për një reformë të fortë, të thellë dhe të shpejtë për të parandaluar kapjen e sistemit të drejtësisë. PD i përmbahet pikë për pikë rekomandimeve të Venecias”, tha Basha.