Ligji i shumë-debatuar dhe që ka provokuar ngritjen në protesta të tregëtarëve, ai i Proçedurave Tatimore është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Pas shqyrtimit të padisë depozituar nga Shoqata e Tregëtarëve që kërkon shpalljen e tij antikushtetues, Gjykata vendosi pezullimin e neneve të ndryshuar pak kohë më parë., deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe të tregut kërkoi shfuqizimin e neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pezullimi i zbatimit të ligjit do të jetë deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, thuhet në vendimin e GJK.
Ja vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese