Kjo bimë vjen nga shumë larg , ajo është kërpudha tibetiane. Kështu quhet receta që po përhapet së fundmi në vendin tonë, ardhja e së cilës ende nuk ka autor e bashkë me të një fletë formati, ku janë shënuar të gjitha mënyrat e përdorimit të kurës, vetitë kuruese të saj si dhe përgatitjen e recetës. Ajo duket tamam si një legjendë e largët, nga e cila njerëzit presin shpëtimin, shkruan Shqipmedia.
Përse përdoret kërpudha tibetiane
Rregullon dhe ekuilibron sistemin imunitar të trupit
Shëron sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shpërbën kolesterolin (yndyrën) në enët e gjakut
Shëron sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe shpretkës
Pastron rrugët e kalimit të lëngut biliar (të fshikëzës së tëmthit) dhe tret gurët e formuar aty
Shëron sëmundjet e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare
Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, zhduk ulçerat
Forcon veprimin e antibiotikëve dhe mjekon pjesët e infektuara në të gjithë organizmin
Rregullon tensionin e gjakut
Mjekon kancerin dhe pengon zhvillimin e metastazave
Pengon plakjen e shpejtë
Heq dobësinë trupore dhe lodhjen nga stresi
Përmban çdo vitaminë të nevojshme për jetën.
Kosi prej kërpudhe
Nuk ka as erë as shije të ndryshme nga kosi që blemë apo zëmë nëpër shtëpi, vetëm se nuk është si ai që “pritet me thikë”. Lela, gruaja që përdor kërpudhën tibetiane, na tregon se si ajo përgatit kosin që e pi çdo natë në vend të ilaçeve. “Në një enë hedh 250 gram qumësht të pazier që duhet të jetë në temperaturën e ambientit, është e këshillueshme që qumështi të mos ketë shumë yndyrë. Pas kësaj, fus
në enë kërpudhën, dhe enën e mbuloj me napë. Pas 24 orësh heq napën dhe qumështi është i kthyer në kos” – vijon Lela, duke shtuar se kërpudhën e shpëlan me ujë të bollshëm dhe e rifut sërish në qumësht.
Ajo nuk nguron të na shpjegojë se, kjo kërpudhë nuk duhet të takojë në metal dhe ushqimi i saj i vetëm edhe kur nuk e përdor kosin e kërpudhës është qumështi. Gruaja beson në mrekullinë e kërpudhës tibetiane, duke shtuar se edhe nëse kjo nuk e shëron keq nuk i bën ta pijë.
Historia e kërpudhës
Është e çuditshme kur mendon se kërpudha e mbajtur në qumësht çdo 17të ditë rilind një tjetër nkërpudhë. E kjo është mënyra e përhapjes së magjisë së re, e cila po kalohet dorë më dorë. Kërpudha
tibetiane çdo 17 ditë ka ciklin e shtimit dhe pjesa e re pritet dhe i jepet një njeriu që ta kërkon, në të kundërt flaket. Kështu është bërë e mundur përhapja e saj, nga e cila dhjetëra njerëz kërkojnë shërimin.
E bashkë me formatin ku shkruhet gjerë e gjatë për përdorimin, në fund gjendet edhe një shënim i vogël mbi historinë e zbulimit të kësaj kërpudhe. Kjo kërpudhë rritet nga priftërinjtë tibetianë. Në Europë, kërpudhën tibetiane e solli një profesor i Klinikës Universitare të Gleivitzit në Poloni. Ky i fundit, gjithmonë
sipas rrëfenjave, punonte që prej 5vjetësh në Indi, ku edhe u sëmur nga kanceri në mëlçi. Ai u mjekua me këtë kërpudhë nga priftërinjtë dhe, u kthye nga India plotësisht i shëruar. Ky profesor ka qenë edhe përhapësi i kërpudhës magjike në Europë, e cila veç qumështit nuk do kujdes tjetër.