Sali Berisha refuzoi të takonte nënsekretarin amerikan të Shtetit në korrik të vitit 1996 pasi SHBA e kishte kritikuar disa herë për standardin e zgjedhjeve. Berisha thoshte “se ishte një çështje sovraniteti dhe respektimi të institucioneve”.
“Wirth mund të takojë çdo zyrtar në Shqipëri, por jo mua”, shkruante Berisha.
Amerikanët kontaktuan me Safet Zhulalin dhe Tritan Shehun për të bindur Berishën, por presidenti i atëhershëm deklaronte “se ky ishte vendimi i tij përfundimtar”.