Në një intervistë për Klan News mjeku Pëllumb Pipero thotë se të shtruarit në spitalin covid 1 janë nga mosha mbi 20 deri në 80 vjeç dhe pjesa kryesore e tyre kanë prekje të mushkërive.
Prej dy javësh në vendin tonë është konfirmuar varianti “Delta”, dhe tashmë ai është kthyer në varintin dominues që qarkullon në vend. Infeksionisti Pipero thotë se për shkak të ndryshimit të simptomave nga ky variant shpesh Covidi ngatërrohet me virozat stinore.
Gushti është muaj i hapur i vaksinimit anti-covid ndaj apeli kryesor i mjekut është që qytetarët të vaksinohen.
Vaksinimi sipas ekspertëve është mbrojtja më e mirë ndaj shfaqjes së formave të rënda të Covid-19. Deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 1 milion e 240 mijë doza vaksinash, nga mbi 1.7 mln vaksina që kanë mberritur në vend.
/a.r