Nga Eduard Zaloshnja
Michael Jordan, sipas revistes Forbes, ka akumuluar deri me sot 2.2 miliarde dollare nga aktiviteti i tij sportiv. Por vetem 4.5% te ketyre te ardhurave ai i ka siguruar nga rrogat e tij si basketbollist. 95.5% te te ardhurave i ka siguruar nga sponsorizimet gjate karrieres sportive dhe pas saj, si dhe nga artikujt e shumte sportive me emrin Jordan, duke filluar nga atletet, bluzat, tutat etj, qe shiten shtrenjte edhe sot. Dhe te mos harrojme qe ne kohen e tij, nuk kishte te ardhura nga Instagram, Facebook, Youtube etj., sepse ato nuk ekzistonin fare atehere…
Lionel Messi, sipas revistes Forbes, ka akumuluar deri me sot 0.9 miliarde dollare nga aktiviteti I tij sportiv. Por vetem 35% e ketyre te ardhurave ai i ka siguruar nga sponsorizimet dhe shitja e artikujve sportive me emrin e tij. Plot 65% i ka siguruar nga rrogat e klubit te Barcelones, klubi qe investoi per ta sheruar femijen e semure super te talentuar dhe qe e pagoi me flori cdo ore te tij ne fushen e stervitjes apo, c’eshte me e rendesishme, ne fushen e lojes.
I ndodhur ne nje krize te paprecedente financiare, si rezultat i keqmenaxhimit te presidentit te meparshem dhe situates se Covid-19, klubi i Barcelones i ofroi nje kontrate 5-vjecare, qe u pranua nga Messi, por jo nga La Liga. Ne keto kushte, Presidenti I Barcelones deklaroi se klubi nuk mund ta realizonte kontraten qe do ti siguronte Messit 150 milione dollare per 5 vjet.
Po sikur Messi te pranonte gjysmen e 150 milione dollareve? Po sikur Messi te pranonte te luante falas per Barcelonen, qe i dha mundesine ta perkthente gjenine e tij ne dhjetra trofe te fituara prej tij? A do t’i zevendesonte ai ato para me dollaret ekstra qe do te merrte deri ne vdekje nga sponsorizimet, bluzat me emrin e tij, Instagrami, Facebook, Youtube, etj.? Michael Jordan ndoshta do ti pergjigjej pozitivisht kesaj pyetje. Babai i Lionelit (qe eshte agjenti i tij sportiv) iu pergjigj negativisht…