Një person ka vdekur dhe 221 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë testuar 3160 mostra. Ndërkaq janë shëruar 21 persona.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 888”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
/a.r