Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka nisur pushimet. Diplomatja është fotografuar sot në zonën e Jugut të Shqipërisë në fshatin Vuno.
Siç duket dhe nga foto e mbërritur në redaksinë e Tvklan.al, Kim ka zgjedhur që dhe gjatë pushimeve që qëndrojnë pranë njerëzve.
E relaksuar dhe në prani të banorëve të zonës, ambasadorja duket se po dëgjon shqetësimet e tyre.
Kim edhe vitet e shkuara ka zgjedhur që të pushojë në Jugun e Shqipërisë dhe çdo herë shihet pranë banorëve të zonës duke biseduar me ta.
/a.r