Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një foshnje ka humbur jetën. Klan News bën me dije se foshnja ka lindur 24 muajshe, por spitali në kartelë e ka shënuar si abort.
Duke qenë se fëmija nuk ka qarë pas lindjes, mjekët janë shprehur se foshnja kishte lindur e pajetë. Ndërkohë mësohet se babai i fëmijës ka dëgjuar foshnjën duke qarë.
Në këtë moment spitali është angazhuar për t’i ardhur në ndihmë foshnjës dhe e kanë nisur menjëherë në Tiranë për mjekim më të specializuar, por nuk ka mund të jetojë.
Policia pas denoncimit ka sekuestroi kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarimin e mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.
/a.r